Koalicioni “VLEN” padi në Administrative kundër vendimit të KSHZ-së

nga Redaksia

Shkup, 1 maj – Përfaqësuesi i autorizuar i koalicionit “VLEN”, mbrëmë ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili e ka refuzuar kundërshtimin e tyre për anulimin e votimit në një vendvotim në Likovë.

Gjykata Administrative njoftoi se është formuar lëndë pas padisë së kandidatit për president Arben Taravari dhe seanca publike do të mbahet pasdite.

Sipas Kodit Zgjedhor, padia shqyrtohet brenda 48 orëve nga dorëzimi. Vendimi i Gjykatës Administrative është përfundimtar.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi se rezultatet përfundimtare zyrtare të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale do të shpallen menjëherë ose më së voni brenda 24 orëve pas përfundimit të gjithë procedurës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More