Shkup, 18 shtator – Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski dhe kryetari i Shoqatës së prokurorëve publikë Elvin Veli, me ftesë të nikoqirit – Prokurorisë supreme shtetërore malazeze, merr pjesë në Konferencën rajonale të prokurorëve publikë për bashkëpunim në procedurat për krime ushtarake që po mbahet në Podgoricë.

Në Konferencën, siç njofton Prokuroria publike, të organizuar me mbështetje të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Projektit – Mbështetje nga BE-ja për ndërtimin e besimit të Ballkanit Perëndimor është diskutuar për problemet, sfidat dhe progresin e arritur në bashkëpunimin rajonal në procedurat për krime lufte, por edhe për cilësinë e materialit dëshmues në raste të këtilla.
Prokurorët publikë kanë diskutuar edhe për veprimin rreth lëndëve për vepra kriminale të dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin.