Kocevski: Për dhjetë ditë duhet të përfundojë hetimi për rastin në Koçan, janë marrë në pyetje mbi 300 persona

nga D. V.

Shkup, 22 maj – Hetimi i cili udhëhiqet për ngarjen tragjike në Koçan, duhet të përfundojë për dhjetë ditë, njoftoi Prokurori publik Ljupço Kocevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për media në Prokurorinë Publike.

Pas përfundimit të veprimeve hetuese, mbrojtja do të ketë mundësi për mbikëqyrje të dëshmive, ndërsa aktakuza pritet të jetë gati në mes të qershorit.

“Për momentin aq mundemi, edhe dje dhe aktualisht merren në pyetjen dëshmitarët, të dyshuarit, mblidhen dëshmi. Deri tani janë marrë në pyetje një numër i madh i dëshmitarëve, ndoshta mbi treqind. Shpresoj se prokurorët publikë do ta përfundojnë procedurën e parashikuar me dinamikën”, tha Kocevski.

Ai përsëriti se po punohet edhe në mbledhjen e dëshmive të reja dhe tha se nëse prokurorët publikë zbulojnë momente të reja, hetimi do të zgjerohet.

Në hetimin për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, i cili ndodhi më 16 mars 2025, ndërsa në të cilin humbën jetën 62 persona, deri tani dyshohen 69 persona fizik dhe tre persona juridik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More