Koçiu: Arsimi profesional do të përgatisë brezin e ardhshëm për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri

nga D V

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në vijim të takimeve dedikuar arsimit profesional në këtë vit të ri shkollor, vizitoi shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat.

Koçiu u takua me nxënësit që kanë zgjedhur profilin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”.

“Këta të rinj janë shembulli më i mirë se si arsimi profesional mund të përgatisë brezin e ardhshëm për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri. Përmes përkushtimit dhe përkujdesjes, ata po marrin njohuritë dhe aftësitë që do t’i ndihmojnë të kontribuojnë në përmirësimin e jetëve të atyre që kanë më shumë nevojë”, tha Koçiu.

Numri i nxënësve që janë regjistruar këtë vit në arsimin e mesëm profesional ka shënuar një rekord të ri. 4 635 nxënës janë regjistruar në klasën e 10-të, ose 10 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me aktin Normativ të muajit gusht 2024, u alokuan 240 milionë lekë shtesë për investimet e reja në Arsim Profesional 2024, me një buxhet total investime prej 2.8 miliard lekë për periudhën 2024-2026.

Në projekt-buxhetin 2025-2027 do të përfshihen gjithashtu investime për laboratorë, shkolla dhe qendra të formimit profesional.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More