Koçiu: Mbrojtja e viktimave të krimit, sfidë që kërkon bashkëpunim ndërinstitucional

nga D. V.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar në kuadër të Javës Ndërgjegjësuese për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit.

Në takimin ku të pranishëm ishin edhe ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari dhe partnerë të tjerë strategjikë, Koçiu tha se u rikonfirmua angazhimi për zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024–2030.

“Ne besojmë fort se integriteti i shtetit të së drejtës reflektohet jo vetëm në efikasitetin ndëshkues, por mbi të gjitha në aftësinë për të ofruar mbrojtje, mbështetje dhe mekanizma rehabilitimi të aksesueshme për viktimat, në përputhje me standardet më të larta të shërbimit”, tha Koçiu.

Ministrja Koçiu deklaroi se “mbrojtja e viktimave të krimit mbetet një sfidë e përbashkët që kërkon bashkëpunim ndërinstitucional dhe veprime konkrete, për të garantuar që çdo viktimë të dëgjohet, të mbrohet dhe të mbështetet sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe drejtësisë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More