Kodi i ri Penal/ OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime

nga L. M

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me draftin për Kodin e Ri penal.

Pas publikimit të tij edhe kritikave si nga përfaqësuesit e BE-së, kreu i SPAK-ut, kreu i Dhomës së Avokatisë e deri tek juristë të tjerë.

Konkretisht, në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, OSBE thekson rëndësinë e Kodit të ri Penal si një ligj themelor që kërkon një proces të kujdesshëm dhe konsultim para miratimit.

Gjithashtu, OSBE shton se megjithëse nuk kanë qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara në draft, janë të gatshëm të ofrojnë rekomandime konkrete.

‘Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë. Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.”, theksojnë përfaqësuesit e OSBE-së’

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More