Kolonja nën dëborë, ftesë për ta vizituar

nga D. V.

Temperaturat e ulëta të janarit dhe bora kanë zbardhur Kolonjën këtë muaj të parë të vitit.

Vetëm 30 minuta larg qytetit të Korçës, Kolonja mund të vizitohet gjatë gjithë vitit nga turistët vendas dhe ata të huaj për shkak të peizazheve natyrore dhe atmosferës mikpritëse.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale pamje nga Kolonja magjike e mbuluar nga bardhësia e borës sikundër edhe ftesën për ta vizituar këtë periudhë.

Me pasuri të shumta natyrore dhe mikpritjen e banorëve të zonës, Kolonja po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë në çdo stinë.

Natyra e bukur, bimësia, ushqimet tradicionale dhe bujtinat me stafet mikpritëse janë të gjitha arsye për ta bërë Kolonjën pjesë të interesit për qytetarët vendas dhe ata të huaj.

Malet e Kolonjës, si ai i Gramozit mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, mali i Shelegurit, Postenani apo Radomi janë të tjera destinacione të veçanta që mund t’i bashkohen eksperiencën së aventurës, për të gjithë ata që zgjedhin ta vizitojnë Kolonjën jo vetëm në janar, por gjatë gjithë vitit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More