Komisioni Evropian nis bisedime me 27 shtetet anëtare për të akomoduar kërkesat e shoferëve grevistë të kamionëve nga Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia

nga Redaksia

Bruksel, 29 janar – Komisioni Evropian (KE) sot ndërmori hapin e parë në përpjekje për t’iu përgjigjur kërkesave të shoferëve të kamionëve nga katër vendet e Ballkanit Perëndimor, megjithatë propozimi i tij për një legjislacion të ri në nivel të BE-së, që do të zgjasë kohëzgjatjen e qëndrimit përtej kufirit prej 90 ditësh brenda periudhës 180-ditore, duhet të miratohet nga të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, shkruan dtt-net.com, transmeton Zhurnal.mk.

“Komisioni do të punojë ngushtë me shtetet anëtare për të identifikuar zgjidhje pragmatike për të akomoduar qëndrime të shkurtra të zgjatura për kategori të caktuara të shtetasve të vendeve të treta, duke siguruar përfitime të sigurisë dhe ekonomike për Unionin, si dhe qartësi ligjore për udhëtarët. Këto reflektime do të shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e futjes së një legjislacioni të ri me një set specifik rregullash për qëndrime të shkurtra të zgjatura në nivel të BE-së”, thuhet në propozimin e Komisionit Evropian drejtuar qeverive të 27 shteteve anëtare të bllokut evropian, i bërë sot dhe që lidhet me shqetësimet e shoferëve të kamionëve të rajonit lidhur me importin dhe eksportin e përditshëm të mallrave me vendet e BE-së.

“Në këtë kontekst, Komisioni do të rishikojë ndikimin e marrëveshjeve bilaterale ekzistuese që lejojnë qëndrime të zgjatura, me synimin që ato të hiqen gradualisht”, thuhet më tej në tekstin e KE-së.

Hapi i ri i Komisionit Evropian vjen në një kohë kur shoferët e kamionëve nga Bosnja dhe Hercegovina (BiH), Maqedonia e Veriut dhe Serbia sot janë në ditën e katërt radhazi të grevës, duke bllokuar korsitë e kalimeve kufitare me vendet fqinje të BE-së, por edhe me Shqipërinë dhe Kosovën, ku grevës u janë bashkuar edhe shoferët e kamionëve nga këto vende.

Shoferët e kamionëve nga Mali i Zi sot ranë dakord të ndërpresin grevën, pas disa premtimeve të bëra nga qeveria lokale lidhur me kërkesa të tjera që nuk kanë të bëjnë me kufizimet që ata kanë gjithashtu nga rregullat ekzistuese të vizave të BE-së.

Ndërkohë, kolegët e tyre nga tri vendet e tjera janë zotuar se do ta vazhdojnë grevën derisa Bashkimi Evropian të zgjidhë problemet me të cilat përballen për shkak të rregullit aktual të qëndrimit prej 90 ditësh brenda periudhës 180-ditore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More