Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje për gjobat dixhitale të trafikut me Policinë dhe Postën

nga D V

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë nënshkruar Marrëveshjen për gjobat dixhitale të trafikut me Policinë e Kosovës dhe Postën e Kosovës.

Rama e ka quajtur këtë si hap të rëndësishme për sigurinë dhe rregullin në kryeqytet.

“Sot nënshkruam Marrëveshjen për gjobat dixhitale të trafikut me Policinë e Kosovës dhe Postën e Kosovës. Një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe rregullin në kryeqytet, duke modernizuar mbikëqyrjen dhe rregullimin dhe duke minimizuar kundërvajtjet në trafik”, shkruan Rama në Facebook.

Tutje, Rama ka shtuar se Kryeqyteti me hapa të shpejtë drejt modernizimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More