Konferenca e Kryetarëve: 90 minuta debat për çdo raportim të institucioneve të pavarura

nga D. V.

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për përcaktimin e kohës së zhvillimit të debatit lidhur me raportimet e institucioneve të pavarura, në rendin e ditës të seancës së sotme plenare.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve vendosi që koha e debatit për çdo raportim të jetë 90 minuta.

Në Kuvend do të raportojnë sot mbi veprimtarinë e vitit 2024, krerët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Institutit të Statistikave, Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Radiotelevizionit Shqiptar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More