Konferencë për mbrojtjen e integritetit të informatave në epokën digjitale

nga D V

Shkup, 2 prill – Fondacioni “Metamorfozis” dhe Rrjeti ballkanik për luftë kundër dezinformatave, sot me konferencë rajonale do të shënojnë 2 Prillin – Ditën ndërkombëtare të kontrollit të faketeve. Konferenca “Mbrojtja e demokracisë në Ballkan: Mbrojtja e intergitetit të informatave në epokën digjitale” do të përbëhet nga dy panel diskutimesh dhe dy fjalime të shkurtëra.

Siç u paralajmërua, konferencën do ta hapin euroambasadori Dejvid Gir, ambasadori i Mbretërisë së Hollandës, Dirk Jan Kop, sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Vlladimir Ançev dhe drejtori ekzekutiv i “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari.

Në panel diskutimin e parë “Sfidat për përballjen me manipulimin dhe involvimin me informatat e huaja në Ballkan”, do të diskutohet për përhapjen rajonale të dezinformatave dhe ballafaqimin me to. Në diskutimin e dytë, “Demokracia në rrezik: Zgjedhje në epokën e dezinformimit”, folësit do të përqëndrohen në strategjitë e dezinformimit dhe llojet e dezinformatave që mund të priten në periudhën parazgjedhore.

Në konferencën rajonale do të marrin pjesë gazetarë dhe ekspertë nga vendi, nga Shqipëria, Kosova, Sllovenia, Serbia, Greqia, Bosnja e Hercegovina dhe Bullgaria, të cilët janë të angazhuar me kontrollimin e fakteve dhe kundërshtimin e dezinformatave.

Konferenca mund të ndiqet edhe onlajn përmes video-strimit në Fejsbuk profilin e “Metamorfozis”. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More