Ohër, 25 shtator – Perspektivat e vendit dhe ato rajonale ekonomike, mundësitë dhe sfidat për IPO dhe rritje të kompanive vendore, zhvillimi i tregut të kapitalit përmes multifondeve dhe ETF-ve, rëndësia e bursave të vogla, ndikimi i standardeve të përditësuara për njoftim financiar dhe trendet në transformimin digjital të kompanive, do tëjenë vetëm disa nga temat e konferencëssë 24-t vjetore të Bursës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahet prej sot e deri më 27 shtator në Ohër.
Sipas programit, fjalime përshëndetëse do të kenë ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, Ivan Shteriev, drejtor kryesor ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë SHA Shkup dhe Bujare Abazi, kryetare e Komisionit për letra me vlerë.
“Konferenca vjetore e Bursës së Maqedonisë së Veriut është një prej ngjarjeve më të mëdha financiare në Maqedoni, ku marrin pjesë figura kyçe nga sektori financiar, përfshirë banka, fonde investuese dhe pensionale, shoqata brokere, si dhe rregullatorë, akademikë, përfaqësues të mediumeve, etj. Konferenca është e njohur edhe për karakterin e vet ndërkombëtar, me folës dhe pjesëmarrës nga jashtë, posaçërisht nga tregjet e kapitalit në rajonin e Evropës Juglindore. Bursa e Maqedonisë së Veriut tashmë mbi dy dekada organizon konferenca vjetore, të cilat janë ngjarje me imazh të njohur, si nga aspekti i aktualitetit të temave të cilat janë lëndë e diskutimit, ashtu edhe nga aspekti i kompetencave të pjesëmarrësve në panele, prezantime dhe fjalime të shumta”, ceket në paralajmërim.