Kongres i jashtëzakonshëm i Alternativës në Kumanovë

nga Xh M

Kumanovë, 6 korrik – Rreth 500 delegatë të Alternativës sot në Kumanovë në kongres të jashtëzakonshëm zgjedhor po zgjedhin kryetar, pasi kryetari i deritanishëm Afrim Gashi dha dorëheqje nga pozita e liderit dhe u ermërua për kryetar të Kuvendit.

“Ende nuk kemi numra zyrtarë. Siç e dini, (delegatët) ende po nënshkruhen nga degët në tërë territorin. Presim të kemi mbi 500 delegatë, të cilët do të jenë të pranishëm në kongresin e jashtëzakonshëm. Çdo delegat ka të drejtë të propozojë, nevojitet të ketë përkrahje nga dhjetë për qind të numrit të përgjithshëm të delegatëve dhe secili është kandidat potencial për kryetar të partisë”, deklaroi nënkryetari i partisë, Amir Elezi para fillimit të kongresit.

Në kongres marrin pjesë përfaqësues të partive politike, të cilat janë pjesë e shumicës qeveritare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More