Konjufca shkakton të qeshura: Albulena s’ka ardhë për shkak të frikës që s’po kalon Projektligji për burgjet

nga D V

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka shkaktuar të qeshura në seancën e jashtëzakonshme ku në rend dite ishte votimi i marrëveshjes me Danimarkën për Shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me Qëllim të Ekzekutimit të Dënimeve Daneze, raporton Ekonomia Online.

Derisa bëhej gati për votimin e kësaj marrëveshje ndërkombëtare, Konufca tha se mungesa e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është për shkak të frikës se nuk po kalon marrëveshja me Danimarkën.

“Edhe Adnani (Rrustemi) me sa po e shoh menzi s’po pret me na thënë votojeni, kështu që shkojmë direkt në votim. Edhe pse mirë duhet të sigurohemi që të jemi të pranishëm. Albulena (Haxhiu) aq shumë u frikësua s’po vjen hiç. Prej frikës mos nuk po kalon ky Projektligj”, tha Konjufca duke bërë të qeshin deputetët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More