Kos takim online me Spiropalin: Shqipëria në rrugën e duhur drejt integrimit

nga D. V.

Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi raportprogresin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në një takim virtual mbi gjetjet dhe pritshmëritë e këtij raporti.

Në takimin online, komisionerja Kos theksoi se, “kur flitet për procesin e integrimit nuk ka dyshim që Shqipëria është në rrugën e duhur”.

Ministrja Spiropali theksoi se, “vizioni ynë për anëtarësimin në BE vetëm përforcohet nga gjetjet realiste dhe të balancuara të raportit, njohja e angazhimit tonë të fortë politik, ritmi dhe madhësia e reformave”.

Spiropali shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për përkushtimin e Komisioneres Kos ndaj agjendës së zgjerimit, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me Komisionin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More