Kostadinovska – Stojçevska: Misioni mësimor i Cirilit dhe Metodit është shenjtëria dhe krenaria jonë të cilën e festojmë edhe sot

nga D V

Shkup, 24 maj – Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska në urimin e sotëm me rastin e Ditës së iluministëve mbarësllavë – 24 Maji, tha se misioni mësimor i Cirilit dhe Metodit është shenjtëria dhe krenaria jonë të cilën e festojmë edhe sot.

“Shenjtorët Cirili dhe Metodi, me misionin e tyre shpirtëror – iluminist kanë rëndësi thelbësore për kulturën dhe gjuhën maqedonase. Me predikimin dhe mësimin e tyre e vendosën bazën e alfabetit dhe letërsisë sllave. Ata e krijuan alfabetin e parë të njohur si alfabeti glagolik dhe kontribuan për krijimin e alfabetit tonë të sotëm”, shtoi ministrja.

Siç theksoi me gjithë rezistencën dhe mospajtimin e një numri të madh priftërinjsh dhe krerësh shtetërorë, Cirili dhe Metodi arritën të imponojnë gjuhën sllave në përhapjen e krishterimit, përveç hebraishtes, greqishtes dhe latinishtes.

Ajo shtoi se askush nuk pati sukses që ta mposht qëndrueshmërinë dhe këmbëngulësinë në arsimimin e popujve dhe për këtë misioni i tyre mësimor është shenjtëria dhe krenaria të cilën e festojmë edhe sot.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More