Kostadinovski-Brejtvejt: Po forcohet bashkëpunimi ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe qendrës AIRE

nga D V

Shkup, 6 mars – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, zhvilloi një takim pune me Biljana Brejtvejt, drejtoreshë e Programit për Sundimin e Ligjit në Ballkanin Perëndimor pranë Qendrës AIRE (organizatë e specializuar që ofron ekspertizë dhe këshilla praktike për standardet ligjore të BE-së dhe Këshillit të Evropës).

Në takim, siç njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese, Kostadinovski e ka njohur Brejtvejt me prioritetet e tij dhe sfidat me të cilat përballet Gjykata.

“Të dyja palët shprehën interes për bashkëpunim në periudhën e ardhshme, me fokus organizimin e projekteve të përbashkëta të mbështetura nga Qendra AIRE. Bashkëpunimi i ardhshëm do të bazohet në aktivitetet që kanë të bëjnë me dy nga prioritetet e kryetarit Kostadinovski, përkatësisht parimin e publikut dhe mekanizmave për monitorimin e zbatimit të vendimeve”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More