KPA ndryshon vendimin e KPK për gjyqtarin Altin Abdiu, e konfirmon në detyrë

nga D. V.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka ndryshuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) lidhur me rivlerësimin e gjyqtarit e Gjykatës së Tiranës, Altin Abdiu, duke e konfirmuar atë në detyrë.

Në seancën e zhvilluar sot, trupi gjykues i përbërë nga Ina Rama, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, shqyrtoi ankimin e Abdiut kundër vendimit të datës 28 qershor 2022, me të cilin KPK kishte vendosur më parë për subjektin shkarkimin e tij.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Altin Abdiu.

Gjyqtari Altin Abdiu ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, teksa prej vitit 1995 ai ka shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More