KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Tonin Sterkaj

nga D. V.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Sterkaj.

Vendimi u mor dje nga trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.

Sterkaj kishte ankimuar vendimin e KPK-së të marrë më datë 4 shtator 2024. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Gjyqtari i Shkodrës, Tonin Sterkaj u shkarkua nga detyra pasi u konkludua se ai nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, si dhe se ka cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More