KQZ certifikon NISMA-n Socialdemokrate

nga D. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka marr vendim për certifikimin e Nismës Socialdemokrate, raporton Ekonomia Online.

Besnik Buzhala, Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, tha se Nisma, brenda afatit ka dorëzuar listën e përmirësuar me nënshkrimet e mbështetësve.

“Periudha e certifikimeve politike ka përfunduar me 30 nëntor. Subjekti politik Nisma ka përmbushur kriteret për certifikim duke dorëzuar listën e nënshkrimeve dhe mbështetësve dhe ja paguar taksën për certifikim. Lidhur me këtë zyra rekomandon që të certifikoj nismën socialdemokrate”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More