KQZ: Janë numëruar 74% e votave nga jashtë, në orën 15:00 vendimi për votat nga Greqia

nga D. V.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri tani janë numëruar dhe vlerësuar për subjektet zgjedhore 145.441 fletë votimi nga 194.889 totali i tyre, që përbën 74% të totalit të votave nga jashtë.

Ka përfunduar vlerësimi dhe numërimi i votave nga jashtë për subjektet zgjedhore për qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Berat, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Lezhë, Fier dhe Tiranë.

KQZ bën të ditur se vijon vlerësimi dhe numërimi i fletëve të votimit për 15 kutitë e fundit të qarkut Korçë.

Gjithashtu, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi sot për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Socialiste për marrjen e masave për vijimin e rregullt të procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë, teksa në orën 15:00 pritet shpallja e vendimit të KSHZ për këtë çështje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More