KQZ për votuesit në Korfuz: Katër pika postare “DHL” nga data 2 deri më 4 maj

nga D. V.

Procesi i votimit të shqiptarëve jashtë vendit po vijon.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një njoftimi zyrtar për votuesit në Korfuz, Greqi, bëri më dije se “në datat 2, 3 dhe 4 maj, shërbimi postar DHL do të jetë i pranishëm në katër pika të ndryshme në ishullin e Korfuzit, për të mundësuar marrjen dhe dorëzimin e zarfeve zgjedhore”.

KQZ ka publikuar në një tabelë edhe informacion të detajuar mbi: adresat e pikave të shërbimit; oraret e operimit; zonat që mbulohen nga secila pikë.

“Gjatë këtyre orareve, qytetarët mund të plotësojnë fletën e votimit në vend dhe ta dorëzojnë menjëherë te përfaqësuesi i DHL”, njoftoi KQZ.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More