Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka adresuar një mesazh të fuqishëm për qytetarët e Kosovës, duke theksuar vizionin e partisë për një të ardhme ma të mirë, të udhëhequr nga kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza.
“Imagjinoni një Kosovë ku çdo qytet, çdo fshat dhe çdo qytetar jeton më mirë. Me Bedri Hamzën si kryeministër, ky vizion nuk është vetëm i mundshëm, por është i pashmangshëm,” tha Krasniqi në deklaratën e tij.
Ai nënvizoi se përkushtimi i PDK-së është të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat që përballen qytetarët e Kosovës, duke u mbështetur në një ekip të guximshëm dhe të përkushtuar që beson në një Kosovë më të mirë.
“Prandaj, me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131,” përfundoi ai.
Ky mesazh vjen si pjesë e fushatës së PDK-së, e cila synon të ofrojë një qeverisje që punon për qytetarët dhe i vendos ata në qendër të zhvillimit të vendit.