Krasniqi në Ambasadën amerikane takohet me emisarin Kasanof, rithekson nevojën për bashkërendim me aleatët strategjikë

nga D V

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është takuar me zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së, Alexander Kasanof, ndërsa kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se në takim ka ritheksuar nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërishtë me SHBA-në.

Lexoni të plotë postimin:

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bedriun dhe Vlorën, takuam Zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së, Alexander Kasanof. Bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.

Në takim ritheksova nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërishtë me SHBA-në. Kosova, si një storie suksesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit të besueshëm me miqtë e saj.

Zëvendësnihmës Sekretarin Kasanof e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fuqizimin shtetit tonë. Edhe e ardhmja nuk duhet të jetë ndryshe, përveçse një rrugëtim i përbashkët drejt sukseseve të reja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More