Krasniqi nënshkruan Librin e Zisë në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë

nga Redaksia

Prishtinë, 20 mars – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vizitoi sot ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, ku nënshkroi Librin e Zisë në shenjë ngushëllimi për jetët e humbura në tragjedinë e rëndë që ndodhi në një diskotekë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Në mesazhin e tij, Krasniqi shprehu dhembjen dhe solidaritetin e tij me familjet e viktimave dhe me gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut në këto momente të rënda zie.

“Partia Demokratike e Kosovës i shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe qëndron në solidaritet me popullin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin nga PDK-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More