Krasniqi pas dështimit të seancës: VV po blen kohë edhe 48 orë për të bërë pazaret

nga D. V.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të seancës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në mënyrë të organizuar “ka ardhur për ta penguar skenarin”, duke krijuar një kaos të madh, raporton Ekonomia Online.

“Partia që ka qenë e para në mënyrë të organizuar kanë ardhur për të penguar skenarin, ja ku e keni skenarin. Është krijuar një kaos i madh, dhe të drejtat për të arritur qëllimet partiake janë shkelur. Ata, që nuk kanë shumicë, i ftoj që të mos e mbajnë kushtetutën e Kosovës dhe raportet kushtetuese, por të vijnë në seancë dhe të votojnë. Nuk mund të sillen me këtë shpërfillje, është për keqardhje, por pati një shpërfaqje të një fakti që ata nuk kanë shumicë parlamentare dhe dëshirojnë të blejnë kohë edhe 48 orë për të bërë pazaret e tyre,” ka thënë Krasniqi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More