Krasniqi priti në takim Ali Ahmetin

nga Xh M

Prishtinë, 6 maj – Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Krasniqi ka njoftuar në Facebook se me Ahmetin ka pasur një diskutim vëllazëror e tejet të frytshëm.

Poashtu, ai bën të ditur se kanë diskutuar mbi sfidat dhe përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar të drejtat dhe pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“PDK mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet ndërshqiptare dhe për të mbështetur fuqizimin politik dhe institucional të shqiptarëve kudo që janë – jo vetëm në funksion të interesit kombëtar, por edhe si kontribuues të stabilitetit dhe integrimit euroatlantik në Ballkan”, ka thënë Krasniqi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More