Kreu i KFOR-it i shkon në takim Maqedoncit, flasin për sigurinë në Kosovë

nga D. V.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Banduani, me të cilin diskutuan rreth situatës së sigurisë në nivel regjional dhe global.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan të rëndësishëm pjesëmarrjen e FSK-së në kuadër të ushtrimit ndërinstitucional ndërmjet FSK, KFOR-it dhe Policisë, “Golden Sabre 25”, organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, gjë që ka ndikuar në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe KFOR-it.

Me këtë rast Maqedonci shprehi dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More