Kreu i PD kritikon sjelljen e BE-së, Berisha: Të mos i japë përparësi stabilokracisë që prodhon autokraci

nga L. M

Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur skeptik për premtimin e qeverisë shqiptare se brenda 5 viteve vendi ynë do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

Gjatë një konference për Ballkanin Perëndimor, Berisha theksoi se Bashkimi Evropian është e vetmja rrugë për Shqipërinë por sipas tij ka ende shumë punë për të arritur standardet e BE.

“Viti 2030 nuk është realist për integrimin, por rruga jonë nuk mund të ndryshojë. Nuk kemi rrugë tjetër”, tha Berisha.

Berisha i bëri apel Brukselit të mos i japë rëndësi stabilitetit në kurriz të standardeve demokratike.

“Në rast se ju i jepni përparësi stabilokracisë në krahasim me standardet, apo aderimit për qëllime stabiliteti, kjo do të thotë që i jep rrugën dhe je në aleancë me autokracinë”, theksoi kreu i PD-së.

Kryetari i PD Berisha foli edhe për Reformën në Drejtësi duke e cilësuar atë si një dështim të madh, duke u ndalur tek SPAK-u.

“Kemi një Prokurori të Posaçme, pothuajse identike me kohën e diktaturës. Pse? Sepse Prokuroria e Posaçme në shkelje të çdo parimi ka të drejtë të vendosë përgjime për cilindo gjykatës që përdor dosjet dhe gjyqtari vendos që vendimin që do marrë do jetë siç do prokurori”, tha Berisha.

Sipas Berishës, Reforma në Drejtësi i dha qeverisë kontrollin e gjyqësorit  dhe po ndikon negativisht për demokracinë në Shqipëri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More