“Epoka e paprekshmërisë po lëkundet. Po ashtu rritja e kapaciteteve të SPAK ka vendosur themele të shëndosha. Besimi i partnerëve ndaj SPAK është rritur, kryesisht nga SHBA, Britania e Madhe, Zvicra dhe vendet e Amerikës Latine. Dua t’I falënderoj të gjithë për besimin që kanë pasur ndaj nesh. Gjithashtu marrëdhënien me INTERPOL, EUROPOL dh EUROJUST është forcuar.
Kjo periudhë 5-vjeçare ka shërbyer për t’u konsoliduar. Besimi në drejtësi po rritet. Sërish ka sfida, por SPAK do të vazhdojë të kryejë detyrën me integritet bazuar në Kushtetutë dhe ligj. Duhet të keni besim te prokurorët tanë, ne garantojmë se asnjë forcë e jashtme s’do të na ndikojë”, tha Dumani.
Gjithashtu i pranishëm, Ambasadori i Bashkimi Evropian, Silvio Gonzato e ka rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen për institucionet e drejtësisë, teksa ndodhet në të njëjtën tryezë me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe drejtuesin e GJKKO, Erion Bani.
Gonzato e vendosi theksin te rëndësia e besimit në arkitekturën e reformës. Sipas tij pavarësia dhe llogaridhënia janë elementë të domosdoshëm për një shoqëri demokratike, nda BE në vazhdimësi është angazhuar për mbështetje ndaj SPAK.