Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i është përgjigjur interesimit të A2 për idenë e krijimit të shtetit sovran Bektashi.
Delegacioni i BE-së shpreh mbështetjen për tolerancën dhe dialogun ndërfetar.
“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, thuhet në reagimin e BE-së.
Ndryshe, ditë më parë kryeministri Edi Rama ka thënë se synon të ndërtojë një shtet të stilit të Vatikanit për bektashinjtë në Shqipëri, si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare.
Në një artikull për këtë temë, New York Times thotë se shteti i ri do të jetë një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit që do të kontrollojë territorin me madhësinë e pesë blloqeve të qytetit të Nju Jorkut dhe do të lejojë alkoolin, t’i lejojë gratë të veshin çfarë të duan dhe të mos imponojnë rregulla të stilit të jetesës, transmeton Top Channel.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, tregoi se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.