Kroçera “Nautica” ndalon në Durrës, 676 turistë nga SHBA e Australia vizitojnë qytetin

nga D. V.
Në kalatën nr. 5 në portin e Durrësit u ankorua sot anija luksoze “Nautica”, duke sjellë në bregdetin tonë 676 vizitorë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se anija “Nautica”, me gjatësi 182 m dhe kapacitet për 684 udhëtarë, lundron nën flamurin e Ishujve Marshall dhe është pjesë e flotës prestigjioze të Oceania Cruises, që ndërthur luksin modern me elegancën klasike të udhëtimeve detare.
Gjatë ndalesës në Durrës, turistët do të eksplorojnë sitet historike të qytetit tonë dhe bukuritë e zonave përreth, duke përjetuar mikpritjen shqiptare dhe ofertat autentike që ofron destinacioni ynë bregdetar.
Rritja e ndalesave të kroçerave në Portin e Durrësit është tregues i qartë i potencialit turistik të qytetit dhe i punës së përbashkët për një zhvillim të qëndrueshëm të industrisë detare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More