KRU “Hidrodrini” dhe KFOR-i forcojnë bashkëpunimin për mbështetje operacionale në rajon

nga D V

KRU “Hidrodrini” ka zhvilluar një takim bashkëpunimi me zv/Komandantin e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, Fabrizio Cimino, dhe ekipin e tij.

Në këtë takim, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidrodrini”, Dri Cena, rikonfirmoi gatishmërinë e kompanisë për të përmbushur çdo kërkesë të KFOR-it, duke forcuar kështu lidhjet dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

KRU “Hidrodrini” dhe KFOR-i/ Foto nga “Hidrodrini”, facebook

Në postimin e publikuar në Facebook, KRU “Hidrodrini” ka theksuar se bashkëpunimi i ngushtë shumëvjeçar mes dy palëve është i rëndësishëm për përmbushjen e nevojave operacionale të KFOR-it në rajon.

“Është rikonfirmuar gatishmëria e palëve për bashkëpunim të ndërsjellë në kuadër të fushëveprimeve respektive”, kanë shkruar ndër të tjera ata.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More