Kryemadhi “non grata” në parti, gjen strehë në parlament, propozon projektligj

nga D V

Dyert e Partisë së Lirisë duken të mbyllura për Monika Kryemadhit, e cila e ka gjetur një strehë politike te mandati i deputetes, që i mundëson komunikimin me median nga salla e konferencave për shtyp të Kuvendit.

“Nga ky podium e kam për herë të parë që flas si deputete në të gjithë historikun tim, sepse e kam parë si mundësi që ka qenë salla dhe nga selitë e partive, megjithatë gjithmonë ka një herë të parë dhe shpresoj që ta kemi bashkëbisedimin më të shpeshtë nga ky podium”.

Deputetja e Partisë së Lirisë doli për të propozuar nismën e saj të re ligjore, e cila në thelb kërkon që deputetët të kenë akses të shpejtë në informacionet zyrtare. Por më shumë se sa nisma, ajo që bënte interes për median ishte vijimi i fatit të saj politik.

“Detyra ime si Monikë dhe si deputete është që deri në fund ta kryej me dinjitet e integritet, por se ç’do bëj unë me kandidimin tim ka akoma kohë. Jeta ime politike 30-vjeçare nuk ka të bëjë me angazhimet individuale, por me angazhime në shoqëri e grup. Mendoj që është shpejt për të folur për këtë gjë, pavarësisht ambientit ku jetojmë dhe pozicionit, jo vetëm të një gruaje, por çdo njeriu tjetër është shumë më i vështirë sesa një strukturë politike”.

Prej një javë në krye të agjendës politike është vendosur komisioni i posaçëm parlamentar, kundër korrupsionit, për të cilin Kryemadhi i sugjeroi kolegëve opozitarë të mos bojkotojnë.

“Nuk jam kundër asnjë komisioni. Mendoj se bojkoti ka treguar që e dëmton shumë opozitën, megjithatë secili nga ne duhet të bëjë punë e tij në lidhje me korrupsionin pjesëmarrja apo jo në komision nuk e ndalon secilin deputet të bëjë punë e tij.”

Kryemadhi kërkoi që opozita të jetë më kompakte në Parlament, për të bërë të mundur ristrukturimin e jetës politike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More