Tetovë, 21 korrik – Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se po punon intensivisht me profesorë dhe me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, për ndërmarrje të masave për ulje të çmimeve të prodhimeve, si dhe për propozim për analiza të reja për shportën konsumatore.
Ai sot nga Tetova në pyetjen për kumimin e sotëm të vlerës së shportës minimale sindikale. e cila është më e lartë për 600 denarë dhe nëse po mendohet për masa të reja, u përgjigj se pret së shpejti të caktohet edhe Këshilli social-ekonomik (KSE), ndërsa në takim do të bisedohet edhe për temën e shportës konsumatore.
“Në atë Këshill social-ekonomik përfaqësuesit e sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë do të bisedojnë edhe për shportën konsumatore, e cila mendoj se do të ndahet në pesë segmente: shporta konsumatore për individ, shporta konsumatore për çift të ri bashkëshortor. për familje treanëtarëshe, për familje katëranëtarëshe dhe shporta konsumatore për pensionistë. Mendoj se duhet në të ardhmen të përfshijmë analizë të pesë shportave konsumatore, sepse nevojat e njerëzve janë sipas moshës, kuptohet. Por, gjithashtu nevojat e njerëzve janë në varshmëri të numrit, si është e prëbërë bashkësia”, deklaroi Mickoski.
Ai shtoi se ky do të jetë propozimi i tij i Këshillit social-ekonomik, ndërsa propozimi vjen pas takimeve dhe bisedave me shtresën akademike.
“Mendoj se është i mirë për t’u shqyrtuar dhe për debat në atë Këshill social-ekonomik, të kemi disa shporta konsumatore, sepse nevojat e një çifti pensionistësh nuk janë të njejta si të një çifti të ri bashkëshortor, apo ndërkaq të një familjeje treanëtare dhe katëranëtarëshe apo e një individi. Unë nuk e kam problem të bëjmë një analizë të tillë të hollësishme, sepse vetëm me sa më shumë analiza, me më shumë të dhëna mund të vijmë tek rezultatet më të mira”, tha Mickoski.