Shkup, 22 korrik – Kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski, sot reralizoi takim me ambasadorët e shteteve-anëtare të bashkimit Evropian, ku bisedoi për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend, si dhe për përparimin e shtetit në rrugën drejt integrimit në Union.

Siç informoi sot shërbimi qeveritar për shtyp Mickoski i informoi ambasadorët për angazhimet e Qeverisë për zbatim të reformave kyçe në jurisprudencë, luftën kundër korrupsionit, rritjen ekonomike dhe investimet të cilat duhet ta afrojnë vendin tonë drejt standardeve evropiane.

Ambasadorët e shteteve-anëtare të BE-së e konfirmuan mbështetjen e vet për procesin e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë dhe ndihmë në realizimin e proceseve reformuese.

Në takim, bashkëbiseduesit u dakorduan për intensifikim të bashkëpunimit dhe përforcim të marrëdhënieve bilaterale në fusha të dnryshme të interesit të përbashkët.