Kryeparlamentari Afrim Gashi takohet me Presidentin Erdogan

nga Xh M

Ankara, 2 tetor – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të vizitës së tij në Türkiye është pritur në takim në Ankara nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

Takimi Erdoğan-Gashi, i mbyllur për media, u zhvillua në Kompleksin Presidencial në Ankara, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Türkiyes, Numan Kurtulmuş.
Një delegacion parlamentar i Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeparlamentari Gashi, nga sot deri më 5 tetor qëndron për vizitë në Türkiye.

Gjatë ditës së nesërme, siç njofton zyra e parlamentit të RMV-së, Gashi do të pritet në takim nga homologu i tij turk, Kurtulmuş, pas çka do të kryesojnë një takim midis dy delegacioneve, si dhe më pas do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media. Mysafiri gjithashtu do të ketë një fjalë përshëndetëse në seancën plenare të Asamblesë së Përgjithshme të Türkiyes

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More