Kryeparlamentari Gashi takohet me drejtorin e NDI-së për forcimin e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare

nga D. V.

Shkup, 24 shtator – Sot, kryeparlamentari Afrim Gashi zhvilloi një takim koordinues me Drejtorin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), z. Robert Scott Heaslet, ku u diskutuan aktivitetet e deritanishme dhe planet për projekte të përbashkëta. Qëllimi i bashkëpunimit është forcimi i kapaciteteve parlamentare, rritja e transparencës dhe angazhimi më i madh i qytetarëve në proceset demokratike.

Në lidhje me këtë takim, Gashi shkruan në statusin e tij në rrjetet sociale:

“Pata një takim të rregullt koordinues me Drejtorin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), z. Robert Scott Heaslet. Trajtuam aktivitetet e deritanishme dhe diskutuam për planet dhe projektet e përbashkëta që synojnë forcimin e kapaciteteve parlamentare, transparencës dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në proceset demokratike.”

Ky takim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Kuvendit për të fuqizuar institucionet demokratike dhe për të garantuar që qytetarët të kenë një rol aktiv në vendimmarrje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More