Kryesia e re e ASH-së mban mbledhjen e parë

nga Xh M

Shkup, 20 dhjetor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në deklaratë për media ka theksuar se sot mbahet mbledhja e parë e kryesisë së re të Aleancës për Shqiptarët. Ai ka bërë të ditur se edhe çfarë vendime do të merren në këtë mbledhje.

“Pasi e mbajtëm kuvendin qendror të partisë, sot kemi mbledhjen e parë të kryesisë së partisë ku duhet të sillet rregullorja për punën e kryesisë së ASH-së. Gjithashtu disa grupe punuese që do të zgjidhen. Patjetër që zgjedhim rregulloren për rrjetin e diasporës të Aleancës për Shqiptarët. Kështu që një mbledhje ku sillen rregullore dhe grupe punuese dhe të kryesisë së ASH-së”, ka deklaruar Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More