Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, përkujton Komandant Lalën: “Luftëtar i lirisë dhe simbol i sakrificës”

nga Redaksia

Kërçovë, 3 shtator – Në ditën përkujtimore të heroit të kombit, Komandant Lalës – Mahi Halilit, Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka shprehur respektin dhe mirënjohjen e tij për jetën dhe veprën e komandantit që mbetet i paharruar në kujtesën e popullit shqiptar.

“Lala ishte njeri i popullit, luftëtar i lirisë dhe simbol i sakrificës. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, shkroi Dehari në mesazhin e tij përkujtimor.

Komandant Lala, me jetën dhe angazhimin e tij, u shndërrua në shembull të guximit dhe vendosmërisë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar. Përpjekjet dhe sakrifica e tij vazhdojnë të mbeten frymëzim për brezat e rinj, të cilët trashëgojnë idealin e tij për një të ardhme më të drejtë dhe më të lirë.

Përkujtime të tilla, siç thekson Dehari, janë dëshmi se figurat e historisë së lavdishme kombëtare nuk harrohen kurrë, por jetojnë në zemrat e popullit që ata mbrojtën me gjakun e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More