Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi për vizitë në Tetovë

nga D. V.

Shkup, 22 korrik – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot do ta vizitojë Tetovën dhe zyren e atjeshme të deputetëve për kontakt me qytetarët.

Në kuadër të vizitës, Gashi do të takohet me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, me drejtorin e bibliotekës, Binas Pajaziti, me drejtorin e Teatrit, Hasim Memishi Sopi, si dhe me drejtoreshën e Qendrës për kulturë, Njomza Imeri Ismaili.

Sipas paralajmërimit zyrtar të ueb-faqes së Kuvendit, kryetari i Kuvendit do ta vizitojë Xhaminë e larme, ndërkaq do të marrë pjesë në Koncertin e ansambleve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More