Kryetari i Listës Serbe thotë se partia e tij planifikon të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit

nga Xh M

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, ka deklaruar se partia e tij planifikon të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Kosovë.

Në një intervistë për radiotelevizionin publik të Serbisë, Ellek theksoi se Lista Serbe synon të fitojë të gjitha 10 ulëset e rezervuara për komunitetin serb.

Ai shtoi se pritet që konfirmimi zyrtar për pjesëmarrjen në zgjedhje të bëhet gjatë muajit dhjetor. Kjo do të jetë hera e parë që Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje që nga nëntori i vitit 2022, kur serbët u tërhoqën nga institucionet e Kosovës. Partia nuk ka marrë pjesë në dy proceset zgjedhore të zhvilluara në katër komunat veriore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More