Kryetari i Parlamentit të Greqisë uron Spiropalin për postin e ri: I bindur se do jepni kontribut në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

nga D V

Kryetari i Parlamentit të Greqisë, z. Constantine An.Tassoulas, uron Kryetaren e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes: Të nxisim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona.

Në letrën e urimit që Kryetari i Parlamentit të Greqisë, z. Constantine An. Tassoulas, i ka dërguar Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes, shkruan:

“E nderuara zonja Kryetare, Me rastin e zgjedhjes suaj Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju shpreh personalisht dhe në emër të deputetëve të Parlamentit të Greqisë urimet tona dhe t’Ju uroj suksese në përgjegjësitë tuaja të reja.

Jam i bindur se nga Zyra Juaj e Lartë, Ju do të jepni një kontribut thelbësor në nxitjen e bashkëpunimit parlamentar ndërkombëtar dhe dypalësh dhe në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona. Ju lutemi pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More