Kryetari Limani priti në takim mbikëqyrësin e Akademisë së klubit të futbollit Beshiktash nga Turqia

nga D V

Gostivar. 29 nëntor – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka pritur sot në takim mbikëqyrësin e Akademisë së futbollit të klubit “Beshiktash” nga Turqia, Safet Isler.

Në takim, siç bëhet e ditur, është diskutuar mundësia që ky klub sportiv të hap akademi futbolli edhe në Gostivar.

“Prita sot ne takim mbikëqyrësin e Akademisë së futbollit të klubit Besiktas nga Republika e Turqisë, z. Safet Isler dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim u bisedua për fillimin e bashkpunimit me këtë klub për mundësinë e hapjes së akademisë së Besiktas në qytetin tonë”, shkruan në rrjetet sociale Valbon Limani, kryetar i komunës së Gostivarit.

Ai thotë se ky është një lajm fantastik për sportdashësit e qytetit tonë, në veçanti fëmijët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More