Shkup, 30 korrik – Kryetarja e Grupit për Miqësi nga Parlamenti i Australisë, Kasandra Fernando, sot do të qëndrojë për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç thuhet në faqen e Kuvendit, ajo do të realizojë takim me nënkryetaren e Kuvendit, Vesna Bendevska.
Fernando, gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e grupit të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë dhe me Parlamentin e Zelandës së Re, Lupço Prenxhov, dhe me anëtarët.