Kryetarja e Parlamentit bullgar: Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së

nga Redaksia

Sofje, 28 qershor – Kryetarja e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Natalija Kiselova, deklaroi se vendi do të vazhdojë përpjekjet për të mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, raporton BNR, transmeton Zhurnal.mk.

“Bullgaria nuk ka absolutisht asnjë pretendim ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut në asnjë formë, përveç respektimit të Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë të vitit 2018 dhe Konsensusit Evropian të vitit 2022, pra përmbushjes së obligimeve që Maqedonia e Veriut vetë i ka pranuar, por deri më tani nuk janë realizuar. Ata kërkojnë argumente për të mos i përmbushur ato obligime dhe me këtë po e vonojnë marrjen e ftesës. Bullgaria ofron dorën dhe mendoj se në javët në vijim do të jemi dëshmitarë se si do të përpiqemi të ndihmojmë Maqedoninë e Veriut të nisë negociatat, sepse kjo është e rëndësishme – që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, deklaroi Kiselova.

Ajo kujtoi se këto elemente të qëndrimit bullgar janë të përfshira në një vendim të parlamentit bullgar, i cili është votuar njëzëri nga deputetët në fund të majit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More