Kryeziu: Mosbashkimi i PDK-së me NISMA-n zhgënjyese

nga D. V.

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu e vlerëson zhgënjyese mosbashkimin e PDK-së me NISMA-n.

Ai ka thënë se me një Vetëvendosje që sipas tij prin në sondazhe, vendit i duhet një PDK më e fortë, e më e bashkuar.

“Mosbashkimi i PDK-së me NISMË-n është zhvillim zhgënjyes. Përballë një LVV-je që prin qartë në sondazhe, vendit i duhej një PDK më e fortë, më e bashkuar dhe me bosht të gjerë politik. Nëse ka pasur hapësirë për Eman Rrahmanin, atëherë është dashur të gjendej vend edhe për Fatmir Limajn — si figurë me peshë, përvojë dhe kapacitet mobilizues. Përçarjet në prag të fushatës nuk ndihmojnë askënd, përveç kundërshtarit që tashmë është përpara”, ka shkruar Kryeziu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More