Shkup, 10 qershor – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme në lidhje me ankesën e Marjan Shokarovskit për shkarkimin e tij nga posti i drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, vlerësoi se pretendimet janë të bazuara dhe do të ndërmarrë iniciativë për përgjegjësi ndaj ministrit të shëndetësisë Ilir Demiri para organeve kompetente.
KSHPK pretendon se Demiri ka shkelur ligjet me shkarkimin e Shokarovskit më 27 maj, pas shpalljes së zgjedhjeve dhe derisa nuk është zgjedhur përbërja e re parlamentare.
Por, ministri Demiri, sipas KSHPK-së, nuk ka vepruar sipas propozimit të tyre dhe ka shkarkuar Shokarovskin. Pacientët e paregjistruar në sistemin “Termini im” dhe marrëdhëniet e prishura ndërpersonale janë arsyeja që Demiri shkarkoi drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë.
Shokarovski nuk ka komentuar arsyet e shkarkimit të tij, por atëherë ka thënë se kjo është e paligjshme, për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve në vend.