Kthehen shtatë pacientë nga Vjena, Ankara, Madridi, Varshava, Maribori, Athina dhe Selaniku, në qendrat mjekësore jashtë vendit do të mbeten për trajtim 48 pacientë

nga Xh M

Shkup, 11 prill – Ministria e Shëndetësisë informon se sot planifikohet kthimi i shtatë pacientëve nga Vjena, Ankara, Madridi, Varshava, Maribori, Athina dhe Selaniku, me ç’rast në qendrat mjekësore jashtë vendit do të mbeten për trajtim 48 pacientë.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë vendit mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike.

Në spitalet brenda vendit aktualisht po trajtohen shtatë pacientë, prej të cilëve katër në Klinikën Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, një në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, si dhe dy pacientë në spitalin privat “Sistina”.

Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht e ndjek gjendjen e pacientëve të lënduar, me qëllim të sigurimit të trajtimit më të mirë të mundshëm, si dhe rehabilitimit të mëtejmë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More