Kthimi i brishtë në pasarelë i Bella Hadid shkakton shqetësim për shëndetin e saj

nga D. V.

Fansat e Bella Hadid janë shprehur të shqetësuar pasi supermodelja u duk e lodhur dhe e pasigurt gjatë ecjes në pasarelën e sfilatës së Victoria’s Secret 2025.

Një video virale në TikTok e tregon Hadid, e veshur me një palë krahë 22 kilogramësh, teksa përpiqet të ruajë ekuilibrin dhe ritmin në skenë.

Përdorues të rrjeteve sociale vunë re se ajo dukej e tendosur dhe e pafuqishme, me disa që komentuan se ajo “dukej sikur do të binte në fund të pasarelës”, shkruan DailyMail.

Të tjerë u shprehën të zhgënjyer që asaj iu dhanë rekuizita kaq të rëndë, duke marrë parasysh shëndetin e saj delikat.

Paraqitja e Hadid vjen vetëm pak javë pas kthimit të saj nga Gjermania, ku u trajtua për sëmundjen kronike Lyme.

Modelja 29-vjeçare ka qenë e hapur në rrjetet sociale për gjendjen e saj shëndetësore dhe për betejat me depresionin dhe ankthin.

Ndonëse shfaqja e saj në pasarelë u vlerësua për përkushtimin dhe profesionalizmin, shumë prej fansave besojnë se ajo ende nuk është plotësisht e rikuperuar dhe duhet të fokusohet tek shëndeti para çdo angazhimi tjetër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More